Seferi protagonist i fitores së Winterthurit

Futboll

Seferi protagonist i fitores së Winterthurit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 17:31
Seferi protagonist i fitores së Winterthurit

Taulant Seferi ka vijuar të jetë protagonist në Ligën e Dytë të futbollit në Zvicër. Futbollisti shqiptar ka shënuar sërish por dhe ka asistuar në një nga golat e tjerë me Winterthur, që në fund ka pasur vlerën e tre pikëve për skuadrën e Seferit. Sulmuesi i kombëtares Shpresa të Shqipërisë shënoi në minutën e 62-të të takimit, në sfidën që Winterthur luajti kundër Rapperswill, të cilën në fund e fitoi me rezultatin 3:2. Sulmuesi kuqezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, por goli i tij pati vlerën e tre pikëve.

Më herët skuadra e Winterthur kishte shënuar me Slishkoviq në minutën e 11-të, ndërsa Isik do të dyfishonte në minutën e 36-të. Në fillimin e pjesës së dytë të lojës janë miqtë që ngushtojnë rezultatin, duke shënuar në të 49-tën me Turkes. Golin e qetësisë do e shënonte Taulant Seferi në të 62-tën, teksa ekzekutoi saktë nga penalltia. Por në fund të takimit Guntensperger ka ngushtuar shifrat në 3:2.

Por falë golit dhe asistimit të Taulant Seferit, skuadra e Winterthur arriti të merrte tre pikëshin, që tashmë është në vendin e dytë me 24 pikë sa ka edhe Servette në krye të renditjes pas 13 javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat