“Ky njeri do ia kthejë vetëbesimin Moratas”

Futboll

“Ky njeri do ia kthejë vetëbesimin Moratas”

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Alvaro Morata

Trajneri dhe ish-sulmuesi, Paolo Di Canio, ka thënë se Alvaro Morata ka filluar ta fitoj vetëbesimin.

“Sigurisht që vetëbesimi është shumë i rëndësishëm. Vitin e kaluar ai nuk kishte shumë vetëbesim kjo ishte diçka e qartë”, ka thënë fillimisht italiani për ‘Sky Sport’.

“Tani nën komandat e Maurizio Sarri-t ai shfaqet me shumë më tepër vetëvlerësim në lojën e tij. Ai është një lojtar shumë i turpshëm nga natyra, kështu që ka nevojë të luajë me vetëvlerësim për të pasur sukses.

“Siç kam thënë, Morata tani po luan më mirë dhe e ka lënë pas krahëve të shkuarën. Ai akoma nuk po luan siç Costa luante me Chelsea-n por po i afrohet këtij niveli. Mendoj se Morata duhet të jetë më tepër “vrasës” para portës, një finalizues siç ishte Costa.

“Tani kjo do të varet nga Sarri, sesa do e shtyjë ai që të arrijë potencialin e tij. Morata ka hapësira të dukshme për përmirësim në të ardhmen, kështu që është në dorë të tij”, ka përfunduar Di Canio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat