Flet Romagnoli pas golit që i dha fitore Milanit në sekondat e fundit

Futboll

Flet Romagnoli pas golit që i dha fitore Milanit në sekondat e fundit

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:23
Alessio Romagnoli

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, shënoi golin e dytë më radhë në fund të takimit, që i dha fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas fitores ndaj Genoas 2-1, skuadra kuqezi e mposhti Udinesen 1-0 në fund fare me anë të Romagnolit

“Tentoj të jap më të mirën gjithmonë, dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu”, ka thënë kapiteni pas ndeshjes dramatike në Udine.

“Të gjithë luajmë këtu për një klub të madh dhe dëshirojmë të japim më të mirën. Ishte një ndeshje madhështore, kishim vështirësi në pjesën e parë, mirëpo pastaj luftuam dhe morëm fitore”.

“Kjo është ndoshta koha më e mirë që prej se jam në Milan, por shpresoj që më e mira të vije”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat