Me shumë mundësi Higuain do të luajë kundër Juventusit

Futboll

Me shumë mundësi Higuain do të luajë kundër Juventusit

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 00:10
Argjentinasi u lëndua në pjesën e parë dhe në minutën e 35-të u largua nga fusha.

Milani fitoi ndaj Udineses me rezultat 0-1, por në shumicën e lojës nuk kishte ndihmën e Gonzalo Higuainit.

Argjentinasi u lëndua në pjesën e parë dhe në minutën e 35-të u largua nga fusha.

Pipita mori një goditje nga lojtari kundërshtar Rolando Mandragora, ai qëndroi me shumë vështirësi rreth 10 minuta në fushë pastaj kërkoi zëvendësimin.

Sipas Sky Sport Italia, Higuain menjëherë ka vazhduar në zhveshtore ku është kontrolluar nga mjeku i skuadrës, pastaj është rikthyer në bankën rezervë për të shikuar pjesën tjetër të ndeshjes.

Nga raportimet e para thuhet se lëndimi nuk është serioz dhe ai me shumë mundësi do të luajë në xhiron e ardhshme.

Ndeshja e ardhshme e Milanit në Serie A është kundër Juventusit, pra ish-skaudrës së sulmuesit argjentinas.

Sidoqoftë, Higuain pritet të pushojë ndaj Real Betisit në Ligën e Evropës të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat