Gattuso: Fitoret si kjo na ndihmojnë për të shkuar larg

Futboll

Gattuso: Fitoret si kjo na ndihmojnë për të shkuar larg

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 11:02
Trajneri Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit është ndarë i kënaqur me fitoren e radhës.

Një tjetër fitore në sekondat e fundit, kurse këtë herë viktimë e Milanit ishte Udinese, pasi pikërisht si kundër Genoas kapiteni Alessandro Romagnoli i dhuroi tri pikët rossonerëve.

Trajneri Gennaro Gattuso është i lumtur dhe nuk e konsideron thjesht fat mënyrën sesi skuadra e tij po i fiton ndeshjet.

“Goli i pësuar në fund ndaj Interit ishte goditje e rëndë. Ndaj Udineses e merituam fitoren”, ka thënë ai. “Kemi vuajtur, kemi pasur shumë lëndime dhe skuadra meriton komplimente. Në pjesën e dytë skuadra më pëlqeu, tani shpresoj të rikuperojmë ndonjë lojtar”.

“Nuk ishim të mbaruar më përpara dhe nuk jemi fenomenë tani. Fitoret ndihmojnë për të punuar më mirë, të shohim sa larg mund të shkojmë”, deklaroi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat