“Pogba nuk kishte disiplinën e duhur për të luajtur te rezervat e United”

Futboll

“Pogba nuk kishte disiplinën e duhur për të luajtur te rezervat e United”

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:25
Paul Pogba

Si një lojtar i ri që po dilte nga akademia e Manchester United, Paul Pogba nuk ishte mjaftueshëm i disiplinuar për të luajtur në mesin e fushës të rezervave të ekipit, ka zbuluar ish-lojtari Darren Fletcher.

Pogba zgjodhi të largohej nga United me parametra zero më 2012 në moshën 19-vjeçare për shkak se nuk po gjente hapësira në ekipin e parë nën drejtimin e Sir Alex Ferguson.

“Kalova një periudhë duke trajnuar ekipin e rezervave ku luanin Pogba dhe Lingard dhe ne luanim një futboll sulmues,” shprehet Fletcher për Sky Sports.

“Mendonim se ai ishte lojtari që mund të na fitonte ndeshjet, megjithëse nuk kishte disiplinën për të luajtur në mesin e fushës.

“Nuk mendonim se ai kishte disiplinën e duhur për të luajtur në atë pozicion te rezervat, jo më për ekipin e parë.

“Mendoj se pozicioni i duhur i tij duhet të jetë më përpara, në rolin e fantazistit duke krijuar mundësi goli.

“Do të kisha dëshirë ta shihja me më shumë liri në fushë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat