Klopp zbulon se si reagoi Shaqiri për mosftesën në ndeshjen në Beograd

Futboll

Klopp zbulon se si reagoi Shaqiri për mosftesën në ndeshjen në Beograd

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:42
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka zbuluar se si është ndier Xherdan Shaqiri kur e ka kuptuar se nuk do të ftohet për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdën.

Crvenza Zvezda dhe Liverpool, do të përballen sot (e martë) në kuadër të Ligës së Kampionëve duke filluar nga ora 18:55.

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar nga Jurgen Klopp, për shkak të raporteve të tij me tifozët serbë që nga Kampionati Botëror që u mbajt në Rusi.

Trajneri gjerman ka thënë se Shaqiri është lojtar i Liverpoolit dhe shumë i respektuar aty, mirëpo ai sot nuk do të luajë për shkaqe politike.

“Politika gjithmonë ka pasur ndikimin e saj, mendoj të paktën  unë”, ka thënë fillimisht Klopp, 

“Xherdan Shaqiri është lojtar i yni dhe shumë i respektuar, por ai nuk do të luajë sot (e martë) për shkak të raporteve tashmë të ditura.

“Nuk dua të jap më shumë arsye sot, pasi ne jemi në Serbi dhe jemi të fokusuar 100 për qind në ndeshjen”, ka shtuar më tej trajneri i Liverpoolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat