Shaqiri i rrezikshëm për Beogradin!

Futboll

Shaqiri i rrezikshëm për Beogradin!

Nga: Besim Kajtazi Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 13:44
Besim Kajtazi

Opinion

Vendimi I trajnerit gjerman të Liverpulit, Jyrgen Kllop, që në Beograd mos të udhëtojë futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, për tu përballur me C. Zvezdën, është një vendim i papritur!

Tash dy javë, mediet serbe në Beograd, e kanë bombarduar opinionin me kërcënimet dhe propagandën, se çka e pret Shaqirin nëse ai vjen në Beograd, dhe pikërisht kjo propagandë kundërshqiptare, bëri që trajneri gjerman të marrë këtë vendim që është një absurd, për botën e civilizuar…

A duhet UEFA-ja ta lejojë Cërvena Zvezdën dhe tifozët e saj racistë, që ta diktojnë se kush duhet të jetë në përbërjen e parë, në skuadrën ndër më të trofeshme të Ishullit dhe të Evropës!

Siç po shihet, Liverpuli u dorëzua para kësaj trysnie, prandaj UEFA-ja duhet të shikojë mundësinë që shteteve të tilla dhe skuadrave, të cilat promovojnë racizëm, t’iu ndalohet pjesëmarrja në garën më prestigjioze evropiane.

Mosudhëtimi i Xherdan Shaqirit, në Beograd, është një dëm i madh që iu shkaktua futbollit në përgjithësi dhe kjo nuk është hera e parë që këtë e bën pikërisht Serbia...

Kohë më parë, pikërisht për shkaqe politike, edhe futbollisti armen Henrik Mikitarian, nuk udhëtoi me Arsenalin në Karabah (Azarbajxhan), për të luajtur me skuadrën londineze, pikërisht për shkak të konfliktit që ka shteti tij (Armenia), me Azarbajxhanin...

Autori është gazetar sportiv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat