Abrashi la pas lëndimin, rikthehet në stërvitje

Futboll

Abrashi la pas lëndimin, rikthehet në stërvitje

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:37
Abrashi la pas lëndimin, rikthehet në stërvitje

Futbollisti Amir Abrashi ka lënë pas lëndimin. Pas muajsh të tërë mungesë në fushën e lojës, pasi në mars të këtij viti pësoi një lëndim të rëndë në gju, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është rikthyer në stërvitjen. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë klubi i Freiburgut me anë të një postimi në faqen zyrtare. “Amir Abrashi rikthehet për herë të parë në stërvitje pas lëndimit që pësoi”- shkruan Freiburg.

Mesfushori kuqezi ka dalë në stërvitje dhe tashmë pritet të rikthehet edhe në fushën e lojës. Lëndimi e mbajti për një kohë të gjatë larg fushës, futbollistin e kombëtares shqiptare.  Rikthimi në stërvitje i futbollistit është një lajm i mirë për skuadrën e Bundesliga I, por padyshim edhe për kombëtaren e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat