“Gattuso largohet nga Milani, e zëvendëson trajneri i madh?!”

Futboll

“Gattuso largohet nga Milani, e zëvendëson trajneri i madh?!”

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 18:51
Rino Gattuso

Rino Gattuso është duke shijuar tre fitoret e fundit, që duket se kanë sjellë pak qetësi në ambientin kuqezi dhe siguri në stolin e tij, por nga Franca mbërrijnë të rejat e fundit ku citojnë që tani emrin e pasardhësit të tij.

Spekulim i bujshëm mediatik sheh në “pole position” për stolin e Milanit, Arsene Wenger, me të përditshmen ‘France Football’, që publikon me bindje afrimin e francezit me kuqezinjtë. Sipas artikullit të publikuar gjatë javëve të fundit ka patur një sërë takimesh mes ish teknikut të Arsenalit dhe drejtuesve të Milanit.

Francezi që mbështetet për të marrë detyrën e re tek Milani, edhe nga Paul dhe Gordon Singer, drejtues të fondit Elliot, mendohet se do të ketë paralelisht edhe një rol menaxherial. Situata nuk është dramatike por sërish mbetet larg pritshmërive të drejtuesve, shkruan e përditshmja franceze.

“Viti i ardhshëm do të më gjejë më patjetër në një skuadër, por ende nuk e di se ku. Kam pushuar mjaftueshëm, gjithnjë duke ndjekur shumë futboll, që më duhet ta pranoj se më mungon shumë”, citohet më pas nga një prononcim i fundit 69-vjecari Arsen Wenger që është në kërkim të një ekipi kualitativ.

Ndeshja e fundit për Wenger ishte 6 majin e shkuar, kur drejtoi Arsenalin në shtëpi pas 22 vitesh qëndrimi në stolin e “Topçinjvë” të Londrës. Së fundmi emri i tij është lakuar edhe tek Bayern Mynihut si dhe tek Real Madridi, Por ‘France Football’ e orienton të ardhmen e afërt të tij në Milano, ku krahas postit të trajnerit, do të kishte njëherazi edhe një rol menaxherial bashkë me Leonardon gjatë sezonit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat