United e ‘dobëson’ Realin, ia merr yllin e skuadrës

Futboll

United e ‘dobëson’ Realin, ia merr yllin e skuadrës

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Jose Mourinho

Mesfushori i Real Madridit, Gareth Bale, është në listën e nënshkrimeve të mundshme të Manchester United për verën e ardhshme.

Manchester  United mund të përforcohet nga Real Madrid pas përfundimit të këtij sezoni.

‘Don Balon’ raporton se ‘Djajtë e Kuq’ e kanë në listën e prioriteteve uellsianin Gareth Bale.

Vlera e Bale në tregun e transferimeve ka pësuar rënie në sezonet e fundit, dhe 29 vjeçari mund t’i bashkohet Manchester United për vetëm 70 milionë euro.

Kujtojmë se Bale në vitin 2013 ka qenë lojtari më i shtrenjtë në histori, duke kaluar nga Tottenhami te Real Madrid për 100 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat