Mourinho: Juventus janë favorit

Futboll

Mourinho: Juventus janë favorit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:31
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se Juventus janë “favorit për ta fituar” Ligën e Kampionëve

Romelo Lukaku nuk do të luaj pasi që nuk ka udhëtuar me skuadrën nga Manchesteri, derisa Mourinho ka konfirmuar se ai nuk është i sigurt nëse sulmuesi do të luanë kundër Manchester Cityt të dielën.

“Nesër është një ndeshje e madhe dhe është mjaftueshëm për të menduar se është e tillë. Kjo është mjaftueshëm për të menduar për ndeshjen kundër Juventusit. Nuk është një ndeshje kruciale për ne”, tha trajneri në konferencën për shtyp.

“Ndeshjet kundër Young Boys dhe Valencias do të përcaktojnë pozitën e dytë. Nesër natyrisht ne do të luftojmë për fitore. Ne duhet të luajmë dhe ne duhet të luajmë shumë, shumë mirë për rezultat pozitivë”.

“Përvoja më e mirë për skuadrat është kur luajnë kundër skuadrave të mira që janë në top formë, por në relacion me Ligën e Kampionëve kjo nuk ndodh shpesh. Janë edhe dy ndeshje për t’u luajtur që ne të kërkojmë kualifikimin”, ka thën portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat