Allegri: Nesër luajmë që ta kalojmë grupin, pres gola nga Ronaldo

Futboll

Allegri: Nesër luajmë që ta kalojmë grupin, pres gola nga Ronaldo

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:40
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka folur para përballjes me Manchester Unitedin, duke ua kujtuar lojtarëve se ende nuk kanë fituar asgjë këtë edicion.

Ndeshja mes gjigantëve të Evropës zhvillohet në Torino të mërkurën nga ora 21:00.

“Në këtë moment, gjërat po shkojnë mirë, por nuk kemi fituar asnjë trofe në këtë moment”.

“Nesër ne mund të arrijmë objektivin tonë të parë, qoftë si fitues i grupit ose thjesht duke u kualifikuar, dhe pastaj do të kemi edhe dy ndeshje nëse kemi nevojë për ta për të siguruar vendin e parë”.

“Gjëja më e rëndësishme është të arrijmë marsin në gjendjen më të mirë dhe mbi të gjitha të jetë konkurrues në të gjitha garat”.

“Kjo përfshin Superkupën e Italisë, të cilën ne do të luajmë kundër Milanit më 16 janar”.

Blaise Matuidi dhe Mario Mandzukic janë përfshirë në skuadër, pavarësisht nga disa shqetësime, ndërsa Federico Bernardeschi, Douglas Costa, Moise Kean dhe Emre Can janë jashtë.

“Mandzukic është mirë. Bernardeschi nuk ësghtë 100 për qind dhe nuk do ta marr. Më duhet për Milanin”.

“Sa për të tjerët, i lexova gazetat sot ku sugjeronin se kemi pasur lojtarë të vdekur. Shikova rreth fushës së trajnimit dhe nuk gjeta kufoma”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, sepse ne kemi nevojë për një performancë më të mirë nga ajo që kishim në Mançester, sepse ato mund të jenë të rrezikshme në çdo moment”.

Ai shtoi se mund të luajmë me tre sulmues me Juan Cuadradon që ka përparësi.

Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar ende në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk e shqetëson Allegrin.

“Unë pres që ai të shënojë gola, sigurisht! Por ai nuk luajti me të vërtetë në ndeshjen e parë e as të dytën, dhe na ndihmoi shumë në Manchester. Nuk është sikur ai luajti shumë”, ka thënë Allegri në konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat