Tifozët e Liverpoolit: Humbëm në Beograd sepse nuk luajti Shaqiri

Futboll

Tifozët e Liverpoolit: Humbëm në Beograd sepse nuk luajti Shaqiri

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 10:59
Tifozët e Liverpoolit: Humbëm në Beograd sepse nuk luajti Shaqiri

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se me Xherdan Shaqirin në fushë, ndryshe do të kishin shkuar gjërat mbrëmë në Beograd.

Liverpooli u befasua nga Cërvena Zvezda duke humbur 2:0, që pranoi dy golat pas 30 minutave lojë. Milan Pavkov shënoi dy herë, duke përfshirë edhe golin e bukur nga 25 metra larg portës, për t’i befasuar mysafirët. Jurgen Klopp startoi me Daniel Sturridge, Joel Matip dhe Adam Lallana. Xherdan Shaqiri ishte lënë në shtëpi dhe në pjesën e parë mungoi kreativiteti i 27-vjeçarit nga Kosova. Për këtë vendim të Kloppit, pas humbjes në Beograd, nuk janë nda të kënaqur tifozët që kanë shprehur në “Twitter” zhgënjimin e tyre. “Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”.“Mendoj se Shaqiri është dashur të luajë atje”. “Ishte gabim që nuk ka udhëtuar Shaqiri”. “Shaqiri ishte mungesë e madhe…”.

“Klopp është dashur ta marrë Shaqirin, mungoi kreativiteti në mesfushë…”.“Zgjidhja e vetme është Shaqiri”.“Kjo ndodh pa Shaqirin në skuadër”. “Ndjej se Shaqiri do ta kishte bërë diferencën…”. “Shaqiri është dashur të udhëtojë, duke mos u shqetësuar për politikën…”.“Humbëm sepse nuk luajti Shaqiri”, – ishin disa nga komentet e shumta të tifozëve në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat