Ancelotti, pasi Napoli i tij barazoi: Ne jemi përpara PSG

Futboll

Ancelotti, pasi Napoli i tij barazoi: Ne jemi përpara PSG

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:13
Carlo Ancelotti

Napoli është konfirmuar në Ligën e Kampionëve, duke marrë një barazim 1-1 kundër PSG, me skuadrën pariziene që bëri një performancë të shkëlqyer. Një pikë e çmuar për Carlo Ancelotti dhe të tijtë në “San Paolo”, që i mban ata, bashkë me Liverpool, në krye të klasifikimit të grupit C. Një grup jashtëzakonisht i balancuar.

Ancelotti, duke folur në fund të ndeshjes për mikrofonin e “Sky”, shpjegoi: “Në pjesën e parë, qëndrimi ynë ishte pak i kujdesshëm, por u përpoqëm të ndryshonim diçka në pjesën e dytë. Në pjesën e parë, PSG e ka kontrolluar shumë lojën. Në të dytën kemi bërë më shumë presion, sepse donim të barazonim rezultatin.

Në përgjithësi, gjërat shkuan më mirë në 45 minutat e dyta për ne. Në 20 minutat e para të ndeshjes treguam nivel më të lartë, por e pësuam kur u përpoqëm të kontrollonim më shumë sesa të sulmonim. Situata në grup, e balancuar? Nuk e di sa shanse kemi, por duhet të kualifikohemi.

Në nivelin e rezultateve, ne jemi përpara PSG. Kjo do të thotë që, nëse do të marrim pikë të barabarta me parizienët në dy ndeshjet e mbetura në grup, kualifikimi është i yni. Është tashmë e rëndësishme të jemi në krye. Në fakt, pas hedhjes së shortit, nuk kemi pritur të ishim të parët, ndoshta me këto pikë.

Ne as që e prisnim humbjen e Liverpool, tani kemi në ndjekje edhe Crvena Zvezda. Një grup më të balancuar se ky nuk mund të gjesh. Buffon përballë Insigne te penalltia? Një duel tepër interesant, por Insigne e njeh Buffonin. Isha i lumtur që e pashë Gigi përsëri dhe ai luajti shumë mirë. Kam ritakuar edhe djemtë e tjerë, me të cilët kam punuar, duke përfshirë Bernat, që kurrë nuk shënoi, por e bëri këtë kundër nesh, sonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat