Malcom: Ëndrra ime është të jem titullar te Barça

Futboll

Malcom: Ëndrra ime është të jem titullar te Barça

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:40
Malcom duke festuar golin

Barcelona bazoi ndaj Interit me rezultat 1-1 në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Malcom dhe aq shumë iu gëzua golit sa që nuk mbajti lotët gjatë festimit.

“Ishte ndeshja ime e parë në Ligën e Kampionëve dhe të shënoja gola ishte diçka e paharrueshme”, ka thënë Malcom pas ndeshjes.

“Tani dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe të festoj me familjen. Por, unë kam nevojë për më shumë, jam në kërkim të më shumë minutave”.

“Jam duke u stërvitur për të treguar se mund të jem pjesë e këtij grupi, ëndrra ime është të jem titullar te Barcelona”.

“Dua të bëjë histori këtu dhe jam në kërkim për të bërë gjëra të mëdha”, ka shtuar braziliani.

Barcelona vazhdon në vendin e parë në Grupin B me dhjetë pikë, kurse Interi në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndjekur nga Tottenhami me katër dhe PSV me një pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat