Afrim Muçiqi ka një gëzim të madh!

Futboll

Afrim Muçiqi ka një gëzim të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 16:28
Afrim Muçiqi, Mirel Josa dhe Avni Durmishi

Është sikurse në qiellin e shtatë! Këngëtari i mirënjohur Afrim Muçiqi dhe nënkryetari i klubit të futbollit Prishtina, ka një gëzim të madh.  Ai është i lumtur që sot me Prishtinën fituan derbin e stinorit vjeshtor me rezultat 1:0 në Drenas kundër Feronikelit, në ndeshjen e mbetur të javës së dhjetë të IPKO Superligës së Kosovës.

Muçiqi i buzëqeshur së bashku me trajnerin Mirel Josa dhe zëdhënësin e klubit Avni Durmishi. Muçiqi ka arsye të fortë që është e lumtur, sepse e mundën Feronikelin dhe së dyti, Prishtina është lider në kampionat me 33 pikë, një me shumë se Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat