Icardi: Nuk hoqëm dorë kurrë

Futboll

Icardi: Nuk hoqëm dorë kurrë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 18:31
Icardi: Nuk hoqëm dorë kurrë

Sulmuesi Mauro Icardi ka realizuar golin e tij të tretë në Champions League me Interin dhe për barazimin 1:1 me Barcelonën. “Kemi luajtur kundër skuadrës më të mirë në botë, katalunasit dinë të luajnë me topin dhe bëjnë shumë presing në të gjithë fushën. Me tiki-takën e tyre na e bënë shumë të vështirë, por nuk hoqëm dorë kurrë dhe në fund për fat të mirë erdhi goli im. Kemi luajtur njësoj siç kemi bërë kundër Tottenham, në fund mund të shënonim edhe golin e dytë. Vecino vendimtar në rastin e golit tim? Është hajmalia jonë, nëse diçka ndodh në fund, ai është gjithmonë në mes…”, ka thënë Icardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat