Roma e hesht Moskën! Valencia e mund kampionin e Zvicrës

Futboll

Roma e hesht Moskën! Valencia e mund kampionin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:53
Roma e hesht Moskën! Valencia e mund kampionin e Zvicrës

Skuadra e Romës e hesht Moskën, duke e mundur me rezultat 2:1 CSKA-n, në ndeshjen e vlefshme të grupit G të Champions League. Roma kthehet me tri pikë dhe pothuajse edhe e bëjnë hapin drejt të tetës së finales, kurse CSKA renditet në vend të tretë me 4 pikë. Roma fiton me golat e Manolas në minutën e 4-të dhe të Pellegrinit në atë të 59-tën, ndërsa për moskovitët shënoi Sigurdsson (50'). Nga minuta e 56-të, CSKA mbetet me një futbollist me pak pasi që u përjashtua nga loja Magnusson. Valencia para shikuesve të vet e mposhti me 3:1 kampionin në fuqi të Zvicrës. Për Valencinë shënuan: Mina (14' e 42'), Soler (56') dhe për Young Boys realizoi Assale (37'). Valencia ngritët në vend të dytë me 5 pikë në grupin H, kurse Young Boys është i fundit me 1 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat