Manchester Utd e përmbysi ‘Zonjën e Vjetër’! Reali dhe City shkatërrojnë rivalët - Bota Sot
Manchester Utd e përmbysi ‘Zonjën e Vjetër’! Reali dhe City shkatërrojnë rivalët

Futboll

Manchester Utd e përmbysi ‘Zonjën e Vjetër’! Reali dhe City shkatërrojnë rivalët

Nga: Kemajl Goca Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:54
Ilustrim nga ndeshja Juventus-Manchester Utd

(E plotësuar) -  Manchester Utd përmbysi Juventusin.  Fitore e madhe ‘Djajve të Kuq’ në çastet e fundit, me rezultat 2:1. Deri në minutën e 86-të, Manchester Utd ishte në disavantazh dhe ndodhi mrekullia për skuadrën angleze.  Manchester Utd importoi tri pikë të mëdha në kuadër të grupit H të kualifikueseve në Champions League.

Në minutën e 35-të Manchester Utd me fat, pasi që gjuajtja e Khediras nga afërsia u ndalë në shtyllë. Në minutën e 50-të, Paulo Dybala nga distanca godet bukur, por tërthorësja shpëton Manchester Utd.  Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ndëshkoi ish skuadrën e tij. Ai në minutën e 65-të nga afërsia me një goditje të fuqishme e mposhti portierin De Gea.  Në minutën e 86-të, Juan Mata nga gjuajtja e lirë rreth 19-20 metra shënoi eurogol dhe barazoi rezultatin 1:1.

Në minutën e fundit Paul Pogba vulosi fitoren e Manchester Utd me rezultat 1:2. Tri pikë të mëdha për Manchester Utd dhe renditet në vend të dytë me 7 pikë, kurse Juventusi prinë me 9 sosh. Kampioni i Anglisë Manchester City me lehtësi fitoi tri pikë në përballje me Shakhtar Doneskyn. City ngadhënjeu me rezultat 6:0 ndaj ukrainasve.  Skuadra ukrainase nuk kishte takat as t’i kundërvihet sulmit si stuhi të vendasve. Në minutën e 13-të Manchester City avancon me golin e David Silvas.

Ai nuk e pati të vështirë nga afërsia ta tund rrjetën e rivalit. Në minutën 24-të, Gabriel Jesus ka qenë i pagabueshëm nga penallti dhe shton epërsinë në 2:0 te Cityt. Raheem Sterling me një veprim ashtu siç tij ai, nga rreth 16 metra hodhi një projektil dhe fërfëllon topin në pjesën e epërme të skuadrës ukrainase, 3:0 në minutën e 49-të.  Në minutën e 72-të, Gabriel Jesus sërish shënon nga penalltia dhe për rezultatin 4:0 dhe Riyad Mahrez (84’) e Gabriel Jesus shënoi het-trik (90+2’) vulosën fitoren  me 6:0. 

Real Madridi shfryn mllefin ndaj ekipit çek Plzen, duke e dërrmuar me rezultat bindës 5:0, në ndeshjen e grupit G.  Sulmuesi Karim Benzema me bashkëlojtarë nuk e bën hesap rivalin. Karim Benzema shënoi në minutën e 21-të dhe në atë të 73-tën, Casemiro (23’) e Gareth Bale (40’) dhe Toni Kroos (67’).

Kampioni i Gjermanisë Bayerni Munihu arkëtoi tri pikët ë nevojshme.   Bavarezët e mundën me rezultat 2:0 AEK-un nga Athina, në ndeshjen e vlefshme të grupit E. Në minutën e 30-të, Robert Lewandowskit ka qenë i saktë nga penalltia, ndërsa në periudhën e dytë të takimit përkatësisht në minutën e 71-të thellon fitoren (2:0).

Grupi E

Bayern-AEK         2:0 (1:0)

Benfica-Ajax        1:1 (1:0)

Tabela

1. Bayern   4       3       1       0       10    

2. Ajax        4       2       2       0       8      

3. Benfica   4       1       1       2       4      

4. AEK        4       0       0       4       0

Grupi F

Lyon-Hoffenheim         2:2 (2:0)

Manchester City-Shakhtar    6:0 (2:0)

Tabela

1. Manchester City      4       3       0       1       9      

2. Lyon       4       1       3       0       6      

3. Hoffenheim     4       0       3       1       3      

4. Shakhtar Donetsk    4       0       2       2       2

Grupi G

Plzen-Real  0:5 (0:4)

CSKA-Roma         1:2 (0:1)

Tabela

1. Real Madrid   4       3       0       1       9      

2. Roma     4       3       0       1       9      

3. CSKA Moscow          4       1       1       2       4      

4. Plzen      4       0       1       3       1

Grupi H

Juventus-Manchester Utd    1:2 (0:0)

Valencia-Young   Boys  3:1 (2:1)

Tabela

1. Juventus          4       3       4       1       9      

2. Manchester Utd      4       2       1       1       7      

3. Valencia          4       1       2       1       5      

4. Young Boys     4       0       1       3       1

 

86’ Juan Mata nga gjuajtja e lirë rreth 19-20 metra shënoi eurogol dhe barazoi rezultatin 1:1.

84' Mahrez thellon rezultatin 5:0 për Cityn.

78'  Juventusi është shumë afër fitores, e cila po avancon me 1:0.

Në minutën e 72-të, Gabriel Jesus sërish shënon nga penalltia dhe për rezultatin 4:0 për Cityn.

71' Lewandowski shënon për Bayernin.

67' Toni Kroos thellon epërsinë 0:5 te Realit.

65' Cristiano Ronaldo nga afërsia me goditje të fortë kalon në epërsi Juven, 64’ Manchester Utd lufton me mish e shpirt që të fiton një pikë.

60’ Vazhdon pa gola në Torino, cila më afër fitores?

55’ Juve nuk ka pasur fat deri me tash, një shtyllë dhe një tërthorëse qëlloi të Manchester Utd.

50’ Paulo Dybala nga distanca godet bukur, por tërthorësja shpëton Manchester Utd.

Filluan pjesë të dyta.

Përfunduan pjesët e para.

44’ Pa gola në Torino, pak raste.

40’ Real Madridi nuk ndalet, shkatërron çdo gjë para vetes. Gareth Bale thellon epërsinë në 0:4.

37’ Karim Benzema është në formë të lartë, shënon edhe golin e  dytë të tij dhe të epërsisë 0:3 te Realit.

Image

Pamje nga ndeshja Plzen-Real

35’  Manchester Utd me fat, pasi që gjuajtja e Khediras nga afërsia u ndalë në shtyllë.

34’ Insistojnë italianët që të shënojnë sa më parë në portën e Manchester Utd.

30’ Bayerni kalon në epërsi përmes Robert Lewandowskit, që ka qenë i saktë nga penalltia.

26’ Pa gola ende në Torino.

Image

Pamje nga ndeshja Bayern-AEK

24' Gabriel Jesus ka qenë i pagabueshëm nga penallti dhe shton epërsinë në 2:0 te Cityt.
23' Casemiro thellon epërsinë (2:0) te Realit, duke i dhënë qetësinë në minutat vijues.  

21’ Karim Benzema shënon për Real Madridin.

Image

Lojtarët e Cityt

20’ Juventusi luan me qetësi sepse i konvenon edhe barazimi.

18’ Në Torino nuk ka raste, nuk ka gola.

Manchester City-Shakhtar 1:0

13' Manchester City avancon me golin e David Silvas. Ai nuk e pati të vështirë nga afërsia ta tund rrjetën e rivalit.

2’ Juve e Manchester Utd matin forcat, asnjëra nuk ka krijuar ndonjë rast.

9’ Ronaldo orvatet me mundësitë e tij por pa sukses.

8’ Çdo pikë është e vlefshme për secilën skuadër dhe çdo gabim është i pariparueshëm.

6’ Nuk gola asnjë ndeshje, secila skuadër mundohet të shënojë sa më parë.

1' Juventusi përmes Ronaldos tenton ta shtrojë sundimin në drejtim të portës së anglezëve. Filluan ndeshjet.

Manchester Utd i duhet gjithsesi fitorja, ndërsa për Juven edhe barazimi do të ishte i vlefshëm për shkak të epërsisë që ka në kreun e tabelës në grupin H, në kuadër të Champions League në futboll. Juve prinë me 9 pikë, ndërsa  Manchester Utd është në pozitën e tretë me vetëm 4 pikë. Është një sfidë shumë e vështirë për trajnerin Jose Mourinho, sepse patjetër i duhet fitorja në Torino, ndryshe komplikon edhe më shumë punët për vend të dytë.

Image

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test