Kovaç: Së pari ishte një fitore e rëndësishme...

Futboll

Kovaç: Së pari ishte një fitore e rëndësishme...

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 13:41
Kovaç: Së pari ishte një fitore e rëndësishme...

Trajneri i Bayernit Kovaç, pas përfundimit të ndeshjes së vlefshme për Champions League me AEK-un e Athinës në shifrat 2:0, është shprehur i kënaqur dhe ka treguar se e kanë merituar fitoren. Në një ndeshje ku të dy golat e fitores janë shënuar nga Lewandowski, sigurisht që ai nuk mund të anashkalohej dhe trajneri e ka komplimentuar në konferencë për shtyp:

“Së pari jam i lumtur për këtë fitore, pasi e merituam atë. Mendoj që kemi pasur gjithçka nën kontroll gjatë 90 minutave. Gjatë pjesës së dytë kishim 4-5 raste të mira për të shënuar. Nëse do mund të kishim realizuar gjysmat e tyre, rezultati do të ishte më i qartë.”

“Gjithsesi edhe me rezultatin 2:0 jemi të kënaqur dhe tashmë kemi 10 pikë. Së pari ishte një fitore e rëndësishme, së dyti ne kemi krijuar raste, së treti jam i lumtur për Lewi (Lewandowski-n) pasi është një lojtar i rëndësishëm për ne, jo vetëm sot por edhe në ndeshjet e kaluara. “

“Gjithsesi ne e dimë që mund të bëjmë edhe më mirë, por fitorja ishte shumë e rëndësishme për të na rritur vetëvlerësimin.”

Bujë të madhe bëri edhe postimi i bashkëshortes së Muller, Kovaç është pyetur për të dhe ai ka thënë:

“Do ju them diçka, unë nuk jam njeri që nuk fal. Për mua ajo çështje është e mbyllur, le të flasim për gjëra të tjera“.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat