Wenger: Nuk kam marrë ofertë nga Real Madridi

Futboll

Wenger: Nuk kam marrë ofertë nga Real Madridi

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka bërë të ditur se askush nga Real Madridi nuk e ka kontaktuar atë për t’ia ofruar pozitën e trajnerit të klubit, përkundër spekulimeve në mediat botërore.

Lopetegui u shkarkua nga pozita e trajnerit të Real Madridit një javë më parë, pas disfatës me rezultat 5-1 në El Clasico. Ai e humbi këtë punë pasi që nuk kishte arritur të siguronte rezultate të mira këtë sezon.

Në vend të tij, tani ka ardhur Santiago Solari, i cili kishte qenë trajner i Real Madrid Castillas. Ai u emërua në këtë pozitë për dy javë, para se bordi drejtues i klubit madrilen ta marrë vendimin përfundimtar për këtë pozitë.

Wengeri i ka mohuar ofertat pretendimet se presidenti dhe disa menaxherë të tjerë të Real Madridit e kanë kontaktuar atë dhe ka thënë se ai do ta marrë vendimin për të ardhmen e tij vitin e ardhshëm.

“Unë nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen time ende. A do të bëhem prapë trajner apo jo? Të jem i sinqertë, Real Madridi nuk më ka kontaktuar, kështu që nuk kam pasur nevojë t’i refuzoj”, ka thënë Wenger.

“Unë e shqyrtoj çdo problem kur të përballem me të dhe tentoj ta gjej një zgjidhje. Për momentin, unë nuk kam asnjë problem për të pasur nevojë ta bëjë këtë gjë, kështu që do të vendosi në janar se çfarë do të bëj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat