'Përjashtohet' Ronaldo!

Futboll

'Përjashtohet' Ronaldo!

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:06
'Përjashtohet' Ronaldo!

Megjithëse raportohej se ai do të përfshihej, Cristiano Ronaldo është lënë jashtë skuadrës portugeze që do të ndeshet me Italinë në Nations League.

Azzurri duhet të mposhtë ekipin e Fernando Santos për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit në finale, dhe parashikohej që ylli i Juventus të rikthehej për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Santos ka emëruar skuadrën e tij pasditen e së enjtes, por emri i Ronaldo-s nuk lexohej askund.

Shoku i ekipit te Juventus Joao Cancelo është në skuadër, teksa Mario Rui i Napolit dhe Joao Mario i Inter janë pjesë e ekipit. 'Përjashtohet' Ronaldo! 

Skuadra e Portugalisë që do të ndeshet ndaj Italisë dhe Polonisë:

Portierë: Rui Patricio, Beto, Claudio Ramos.

Mbrojtës: Cedric Soares, Joao Cancelo, Jose Fonte, Luis Neto, Pepe, Ruben Dias, Mario Rui, Raphael Guerreiro.

Mesfushorë: André Gomes, Bruno Fernandes, Danilo Pereira, Joao Mario, Pizzi, Renato Sanches, Ruben Neves, William Carvalho.

Sulmues: Bernardo Silva, Bruma, Gonçalo Guedes, Rafa, André Silva, Eder.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat