Ka përfunduar takimi ndërmjet Arsenal dhe Sporting.
Ndeshja ka përfunduar me barazim 0:0, në një ndeshje që tregoi pamje më të mira se rezultati.
Vlen të cekët minuta e 26’ e cila ishte fatale për sulmuesin e Arsenal, Danny Welbeck, i cili theu këmbën.
Në vazhdim, ndeshja tregoi disa raste nga të dyja skuadrat, mirëpo konkretizim nuk pati në asnjërën anë.
Minuta e 87’ tregoi një karton të kuq, në dëm të Jeremy Mathieu të Sportingut.
Me këtë barazim, Arsenal udhëheq grupin me 10 pikë, ndjekur pikërisht nga Sporting me 7 pikë.
Nga tri pikë grumbullojnë Vorskla dhe Qarabag.