“E kërkuam Griezmanin”

Futboll

“E kërkuam Griezmanin”

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 00:11
Antoine Griezmann

Sulmuesi i Atletico Madridit u kërkua për një kalim në MLS në të ardhmen dhe pronari i Miamit mendon që për qytetin e tij ky do të ishte një transfer i madh

David Beckham shpreson që Antoine Griezmann do ti bashkohet klubit të tij Inter Miami dhe beson që lojtarët e tjerë do të josheshin për të luajtur me këtë skuadër në të ardhmen.

Sulmuesi i Atletico Madridit më parë kishte thënë se ka disa klube nga SHBA që e duan atë pasi ai të jetë në fund të karrierës.

“Është gjithmonë mirë që të keni lojtarë të mëdhenj që vinë të luajnë për skuadrën e juaj”, tha Beckham për ESPN. “Ai është një lojtar i madh. Jam tifozë i tij, ai është tifozë i imi, kështu që një ditë ai do të vijë dhe ne do ta ndërtojmë bashkë Miamin që e duam ne”.

Griezmann nuk është emri i parë që është lidhur për të kaluar në skuadrën e Beckham, pasi që aty duan të shkojnë edhe Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Natyrisht, ka shumë lojtarë që me kanë kontaktuar dhe jo vetëm pse ata dëshirojnë të luajnë për skuadrën”, tha Beckham. “Ata dëshirojnë të jetojnë në një qytet të bukur, ata dëshirojnë të jetojnë në një qytet plot atmosferë, kjo është me të vërtetë interesante. Këtu njerëzit janë shumë të shoqërueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat