Klopp nuk e mori në Beograd, Shaqiri largohet nga Liverpool dhe zgjedh skuadrën e re - Bota Sot
Klopp nuk e mori në Beograd, Shaqiri largohet nga Liverpool dhe zgjedh skuadrën e re

Futboll

Klopp nuk e mori në Beograd, Shaqiri largohet nga Liverpool dhe zgjedh skuadrën e re

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Xherdan Shaqiri e

E ardhmja e Xherdan Shaqirit mund të jetë larg Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri edhe pse ka dëshmuar se mund të jetë pjesë e rëndësishme e sulmit të Liverpoolit këtë sezon, ai së fundi është lidhur me një largim të befasishëm vetë pak muaj pas transferimit në ‘Anfield Road’.

Galatasaray raportohet të jenë të interesuar për Shaqirin sipas asaj që shkruan ‘Transfer Market Web’, me yllin e Përfaqësueses së Zvicrës të pakënaqur me rolin e tij te Liverpool,

Shaqiri në ndeshjet e fundit ka qenë vendimtar te Liverpool me një gol dhe dy asistime.

Por, lënia jashtë skuadrës nga trajneri Jurgen Klopp për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në Beograd, besohet të jetë një nga arsyet e largimit të Shaqirit nga Liverpool.

Por, lënia jashtë skuadrës nga trajneri Jurgen Klopp për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës në Beograd, besohet të jetë një nga arsyet e largimit të Shaqirit nga Liverpool.

Xherdan Shaqiri këtë verë i është bashkuar Liverpoolit për 12 milionë euro nga skuadra e Stoke City, që tani garon në Championship, e njohur si liga e dytë e Anglisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test