Biglia do t’i mungojë Milanit për katër muaj

Futboll

Biglia do t’i mungojë Milanit për katër muaj

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 12:22
Lucas Biglia

Mesfushori argjentinas është operuar me sukses në Finlandë.

Lajm jo i mirë për Milanin. Lucas Biglia nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Gennaro Gattuso për katër muajt e ardhshëm. 

Siç bën të ditur edhe vetë klubi kuqezi, mesfushori argjentinas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për katër muajt e ardhshëm. 

Lëndimi që pësoi në stërvitje disa ditë më parë, rezultoi shumë më i rëndë sesa parashikohej për lojtarin, me Biglian që do të humbasë një pjesë të madhe të këtij sezoni me Milanin duke bërë me dhimbje koke Gattuson që deri në janar duhet të luajë me futbollistë jashtë formës si Bakayoko, Bertolacci e Montolivo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat