Tirana dy ndeshje pa spektatorë

Futboll

Tirana dy ndeshje pa spektatorë

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 13:24
Tirana dy ndeshje pa spektatorë

 

Tirana ia hedh me vetëm me dy ndeshje pa tifozë. Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka vedosur që në dy takimet e ardhshme në “Selman Stërmasi” klubi kryeqytetas të mos ketë mbështetjen e spektatorëve për shkak të ngjarjeve të shëmtuara që ndodhën në përfundim të sfidës me Kukësin, ku me dhjetëra ultras bardheblu pushtuan fushën, duke kërcënuar madje lojtarët e skuadrës së tyre, që të hiqnin fanellën.

KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës
Lojtari i FK “Tërbuni”, Denis Taku, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF “Devolli”, Ardit Jaupaj, për provokim të publikut dhe sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktivitet. .
KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të nenit 13/1 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të tilla do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive .
Lojtari i SHS “Përmeti” Xhuljo Mamushi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtareve të ndeshjes dhe për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 48/1/d ,49/1/a dënohet me 4 (katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FK“Kamza” U-19, Albjon Alimema, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivite.
Lojtari i “Shkendija” T.B U-19, Bashkim Koleci, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i “Term FC” U-19 Gentjan Noka për sjellje të gabuar ndaj ekipit kundërshtar në bazë të nenit 48/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.
Zyrtari i KF “BRIANS” U-17,Aldi Shyti, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC “Bylis” U-17,për mosparaqitje në ndeshje në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).
Lojtari i FK “Tomori” U-17,Remino Nazeraj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4(katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat