Dy klubet e qytetit të Milanos më në fund kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth stadiumit të ri.
Interi dhe Milani gjejnë zgjidhjen e problemit të stadiumit.
Dy klubet e Milanos kanë zyrtarizuar marrëveshjen për një projekt të përbashkët për një stadium të ri në kushtet më moderne të mundshme.
Mundësitë janë dy: rinovimi i San Siros apo ndërtimi i një stadium të ri të përbashkët në një zonë tjetër të qytetit.
Faza vëzhguese do të përfundojë në fund të këtij viti sepse më pas drejtuesit e Interit dhe Milanit do të marrin vendimin nëse do të modernizojnë San Siron apo të nisin gjithçka nga e para për të ndërtuar stadiumin e ri.