Gjeraj: Nuk e meritojmë pozitën ku jemi

Futboll

Gjeraj: Nuk e meritojmë pozitën ku jemi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 18:52
Robert Gjeraj

Asnjë skuadër nuk e ka luksin në elitën e futbollit të Kosovës. Secila prej tyre ka preokupimet e saja, sepse diferenca me pikë mes vendit të katërt dhe të 11-tit nuk dallon edhe shumë. Në 14 javët e para u pa se edhe skuadrat e pjesës së poshtme kanë forcë t’i mposhtin ato që janë në garë për titullin e kampionit, siç ishte rasti i Lirisë që triumfoi në Gjilan me 1:0 ndaj Dritës, kampion në fuqi. Prizrenasit janë të trimëruar për fitoren në Gjilan dhe në rast se e mundin edhe Flamurtarin, do t’i rrisin aspiratat jo vetëm për mesin e tabelës.

 Liria pretendon se po stabilizohet sa i përket rezultateve dhe mëton të grumbullojë sa më shumë pikë që të shmanget sa më larg skuadrave të rrezikuara. Kapiteni i Lirisë, Robert Gjeraj, shprehet se janë të dëmtuar për disa pikë dhe kjo i ka penalizuar që të janë në vend të parafundit (i 11-ti) me 13 pikë. Gjeraj tha se Liria ka forcë që të ngritët sa më lartë në tabelë dhe pikët e deritashme nuk janë reale, sepse kanë merituar shumë më shumë. 

“Bota sot”: Liria fiton në Gjilan me 1:0 kundër Dritës, a është një shenjë që klubi po stabilizohet?

Robert Gjeraj: Mendoj që këto pikë kanë ardhur në momentin e duhur për klubin dhe për neve, ku edhe e kemi dëshmuar se nuk e meritojmë pozitën ku jemi, sepse ne kemi ekip shumë të mirë. Jemi dëmtuar shumë dhe kanë ndikuar direkt në rezultat ku edhe kemi mbetur prapa me pikë.

“Bota sot”: Thoni se është dëmtuar Liria, në cilat aspekte?

Robert Gjeraj: Jemi dëmtuar në dy ndeshje ku kemi humbur 6 pikë, po ti kishim ato 6 pikë tash do të ishim në mesin e tabelës dhe shumë më të qetë në vazhdim të kampionatit. Jemi dëmtuar në ndeshjen me Ballkanin dhe Ferizajn. Janë anuluar gola të rregullta. E ka pa e gjithë Kosova që jemi dëmtuar, por shpresoj që nuk kanë qenë të qëllimshme, por kanë qenë gabime njerëzore.

“Bota sot”: Çfarë pret me Lirinë kundër Flamurtarit, a iu kënaq edhe barazimi?

Robert Gjeraj: Me Lirinë pres fitore këtë javë sepse duhet ta dëshmojmë dhe vërtetojmë fitoren që e kemi marrë ndaj Dritës dhe duhet të tregojmë se jemi ekip i fortë, si dhe e meritojmë me shumë.

“Bota sot”: A mendoni se Liria do të ikë edhe nga zona e barazhit, ku e sheh forcën?

Robert Gjeraj: Me qenë realist ne do të luftojmë për me i ik nga barazhi sepse janë 5-6 ekipe që e kanë të njëjtin synim, mirëpo nëse mendoj që jo, atëherë gënjej! Normal që mendoj se do t’i ikim sepse krejt kushtet i kemi në çdo aspekt që na shtyn të mendojmë që mundemi sepse me financa jemi mirë. E kemi një kryetar të mirë që po na rrinë afër në çfarëdo momenti që po kalojmë dhe kjo me jep shpresë që mundemi të tejkalojmë çdo situatë që e kemi përpara.

“Bota sot”: A është stabilizuar Liria?

Robert Gjeraj: Ne stabilizohemi kur ti marrim rezultatet që i dëshirojmë.  Ato po vijnë por mendoj ngadalë, edhe pastaj do të jemi në rregull nuk mund të them që jemi të qetë. Sepse ende nuk e kemi marrë atë që dëshirojmë, shpresoj t’i marrim rezultatet sa më shpejt dhe të stabilizohemi.

“Bota sot”: A është Liria në presion të rezultateve?

Robert Gjeraj: Jo vetëm Liria janë 4-5 ekipe, mirëpo ne e shikojmë punën tonë, unë mendoj që vetëm lojë të mirë të kemi. Lojtar kualitativ kemi, individual kemi, vetëm rezultatet na mungojnë e këto besoj me punë dhe angazhim do t’i marrim.

IPKO Superliga e Kosovës, java e 15-të

E shtunë

Liria-Flamurtari

Llapi-Drita

E diel

Gjilani-Drenica

Trepça '89-KEK-u

Prishtina-Ballkani

E hënë

Feronikeli-Ferizaj

Ndeshjet fillojnë në orën 13.30

Liga e Parë, java e 13-të

E shtunë

Trepça-Arbëria

Istogu-Onix Banja

E diel

Besa-Vëllaznimi

Vushttrrioa-Dukagjini

Vitia-Kika

Bashkimi=Ramiz Sadiku

Vllaznia-Fushë Kosova

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat