Mavraj dhe Panucci, a po rikthehet precedenti “Cikalleshi” në kombëtare?!

Futboll

Mavraj dhe Panucci, a po rikthehet precedenti “Cikalleshi” në kombëtare?!

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 10:27
Sokol Cikalleshi

Mediat greke zbulojnë një çështje tjetër në kombëtaren tonë kuqezi, në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e nëntorit. Në qendër të moskuptimeve mes palëve është kapiteni ynë kuqezi, Mërgim Mavraj, i cili luan në kampionatin grek me Aris të Selanikut.

“Federata Shqiptare e Futbollit po bllokon pjesëmarrjen e Mërgim Mavrajt në ndeshjen ndaj Apollon Smirnis, të hënën, në “Rizoupoli”. Me letrën e tyre, dërguar për klubin selanikas, shqiptarët po kërkojnë që Mavraj të mos lejohet të marrë pjesë në këtë ndeshje, sepse ekipi kombëtar shqiptar do të nisë grumbullimin këtë ditë, për sfidën e fundjavës së ardhshme me Skocinë.

Vetë Mavraj dëshiron të luajë dhe ta ndihmojë klubin e tij, por nëse e bën këtë, atëherë do të ndëshkohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Përkundrazi, nuk ka dyshime për Migjen Bashën, i cili është i pezulluar për ndeshjen me Skocinë dhe do të vihet në dispozicion të kombëtares shqiptare për miqësoren pas saj”, – shkruan “makthes.gr”.

Ndërkohë, mësohet se vetë Mavraj ka komunikuar me trajnerin Christian Panucci për këtë situatë, duke i kërkuar atij të lejohet që të luajë të hënën për klubin dhe pastaj t’i bashkohet direkt grumbullimit të kuqezinjve. Por, Panucci ka qenë i prerë, duke i thënë kapitenit se nuk bën asnjë përjashtim, të gjithë janë të barabartë dhe duhet të vijnë në kombëtare sipas rregullave të tij dhe atyre ndërkombëtare, në kësi rastesh.

Precedenti i vendosur nga trajneri kuqezi me Sokol Cikalleshin, në fillim të punës së tij, duket se është vijë-sjellje e padiskutueshme e italianit me të gjithë lojtarët e kombëtares. Sepse, sikurse duhet të jetë në të vërtetë, kombëtarja është mbi të gjitha, nuk është thjesht një vend pune…, ku mund të paraqitesh sipas qejfit dhe oreksit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat