Schick te Arsenal, Ramsey te Roma?

Futboll

Schick te Arsenal, Ramsey te Roma?

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 13:25
Patrik Schick

Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Romës, Patrik Schick.

Lëndimi i rëndë i Danny Welbeck, ka detyruar Arsenalin të mendojë për transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.

‘Corriere dello Sport’ raporton se Arsenal janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Romës, Patrik Schick.

Për të arritur te arritur më lehtë deri te finalizimi i kësaj marrëveshje, Arsenal po mendon t’i ofrojë Romës shërbimet e Aaron Ramsey.

Ylli uellsian është në përfundim të kontratës me Arsenal, dhe nga qershori është i lirë t’i bashkohet falas cilësdo skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat