Mina ka folur për kohën e tij tek Barcelona

Futboll

Mina ka folur për kohën e tij tek Barcelona

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 17:31
Mina

Qendër mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina ka folur rreth të kaluarës së tij me Barcelonën.

Lojtari që tashmë është në huazim tek Everton, ishte transferuar tek Barcelona në janar të 2018, për tu larguar menjëherë në afatin kalimtarë të verës.

Lëndimi ia ka pamundësuar atij paraqitjen e parë me Everton, por ai duket se është afër të fillojë aventurën e tij.

“Jam njeri që besojë shumë dhe nuk shikoj mbrapa” ka thënë Mina për “The Telegraph”.

“Kam dhënë maksimumin tek Barcelona. Jam stërvitur shumë, punoja me grupin shumë, por në fund kuptoja që nuk do të udhëtoja me skuadrën” ishin fjalët e mbrojtësit.

“Punoja edhe i vetëm, që të isha më i përgatitur dhe i gatshëm në rast të ftesës nga trajneri, megjithatë, nuk ishte e thënë të bëhej” ka përfunduar kolumbiani.

Mina është edhe reprezentues i Kolumbisë. Ai u paraqit edhe në Kupën e Botës, Rusia 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat