Tuchel i frikësohet Monacos, ka disa fjalë edhe për Henry

Futboll

Tuchel i frikësohet Monacos, ka disa fjalë edhe për Henry

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 21:32
Tuchel

PSG do të përballet me Monacon për ndeshjen e xhiros së 13-të në Ligue 1.

PSG është lidere me 36 pikë, duke regjistruar 12 fitore në po aq ndeshje, kurse Monaco në anën tjetër është në krizën më të thellë viteve të fundit.

Skuadra tashmë e udhëhequr nga Thierry Henry, pozicionohet në  vendin e parafundit me vetëm 7 pikë.

Megjithatë, Tuchel mendon se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari.

“Monaco është ende një skuadër e madhe. Ata janë gjithmonë të rrezikshëm” ka thënë gjermani.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe pozicionin e trajnerit Henry.

“Nuk kam ndonjë këshillë për të, ai ishte lojtar i jashtëzakonshëm. Henry ka trajnuar përfaqësuesen belge, dhe ata ishin shumë të mirë në Kupën e Botës”, ka thënë Tuchel.

Ndeshja mes PSG-së dhe Monacos do të zhvillohet të dielën, nga ora 21:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat