Dortmund-Bayern ndeshja e vitit, ja reagimi i protagonistëve

Futboll

Dortmund-Bayern ndeshja e vitit, ja reagimi i protagonistëve

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:06
Dortmund-Bayern

Bayern Munich ka pësuar një tjetër humbje në kampionat teksa është mposhtur nga kryesuesit e Borussia Dortmund me rezultatin 3-2 në Singal Iduna Park. Ishte një nga ndeshjet më të bukura të sezonit, jo vetëm në Bundesliga, por në të gjithë Europën.

Por Bayern ishte viktima e kësaj mbrëmjeje dhe tani ndodhen shtatë pikë larg BVB. Pas ndeshjes, Kovac Neuer dhe Hummels kanë folur për ndeshjen, po ashtu edhe Reus me Favre nga kampi i BVB.

Neuer për Sky Sport…

…rreth ndeshjes: Problemi ishin gabimet që kemi bërë. Dortmund ka luajtur me kundërsulme në stadiumin e tij. E dimë forcën e tyre, por nuk mundëm ta parandalomin.

…rreth penalltisë: Reus në fakt e godet topin drejt flamurit të këndit. Unë heq krahët komplet dhe ai pengohet me barkun tim.”

Hummels për Sky Sport…

…rreth ndeshjes: “Kemi bërë një ndeshje të mirë për një kohë të gjatë. Ndeshja ishte e hapur me rezultatin 2-2. Por nuk i kemi kryer mirë kundërsulmet dhe humbën kontrollin e ndeshjes.

…rreth zëvendësimit të tij: “Sot kam qenë sëmurë. Ishte e vështirë të luaja me mendje të kthjellët. Nuk isha mirë mendërisht, më merreshin mendtë dhe kjo u pa te gabimi në dyluftimin me Sancho.

Kovac për Sky Sport…

…rreth ndeshjes: Mendoj se bëmë një ndeshje fantastike. Në pjesën e parë e kishim ndeshjen në dorë, në pjesën e dytë e kishte Dortmund. Pastaj i lejuam të na kundërsulmonin, këto gjëra nuk duhet të na ndodhin.

…rreth paraqitje së skuadrës: “Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e djemve. Kjo ishte ndeshja jonë më e mirë. Le të vazhdojmë kështu.

…rreth renditjes: “Shtatë pikë duken shumë, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Reus për Sky Sport…

…rreth ndeshjes: “Nuk kishim guxim në pjesën e parë. Nuk arritëm të futeshim në lojë. Bayern ka ushtruar shumë presin, por në pjesën e dytë kemi rifituar vetëbesimin. Sot ishte një ndeshje fantastike.”

…rreth rolit të tij te BVB: “Ne jemi një skuadër. Të gjithë mundohen për njëri-tjetrin. Ndihem mirë dhe po luaj në pozicionin tim të preferuar. Por sot kam humbur dy-tre raste të pastra, që do të kishin qenë shumë të rëndësishëm.”

…rreth zëvendësuesve të BVB: “Trajneri ka një dorë të artë, por edhe lojtarët që futen japin gjithmonë 100%. Padyshim që është një avantazh për ne.

…rreth gjendjes së kampionatit: “Avantazhi nuk ka rëndësi pasi Bayern është shumë i fortë. Është shumë herët për të folur për titull pasi edhe Gladbach nuk po fle gjumë.”

Favre për Sky Sport…

…rreth ndeshjes: “Ishte një ndeshje e çmendur. Bayern e nisi shumë mirë. por kisha ndjesinë se nuk do ta mbanin gjatë tempin e 30 minutave të para. Fatmirësisht disavantazhi ishte minimal pas pjesë së parë. Kemi reaguar në mënyrë fantastike.”

…rreth rolit të favoritit në Bundesliga: “Duhet të korrigjojmë shumë gjëra, sidomos te kundërsulmet. Kemi shumë për t’u përmirësuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat