Sfidë e çmendur në “Signal Iduna Park”, Dortmundi pëmbys 3-2 Bayernin

Futboll

Sfidë e çmendur në “Signal Iduna Park”, Dortmundi pëmbys 3-2 Bayernin

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Dortmundi pëmbys 3-2 Bayernin

Borussia e Dortmundit fitoi një sfidë të çmendur ndaj Bayernit të Mynihut në klasiken e futbollin gjerman, duke u dhënë një goditje të fortë ambicieve të bavarezëve për t’u rikonfirmuar kampionë të Bundesligës. 3-2 për verdhezinjtë përfundoi përplasja e “Signal Iduna Park”, ku skuadra e Niko Kovac kaloi dy herë ne epërsi, por në fund u detyrua të largohej pa pikë nga kjo transfertë delikate.

Image

Pjesë e parë u mbyll me avantazhin e Bayernit me gol të Robert Lewandowskit në minutën e 26-të, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Marco Reus ktheu baraspeshën në rezultat me 11-metërsh.

Image

Në të 52-ën, Lewandowski, i shërbyer nga Kmimich, shënoi të dytin personal, duke u dhënë sërish epërsinë bavarezëve, por kundërpërgjigjja e Dortmundit ishte epike me Marco Reus dhe Paco Alcacer që jo jo vetëm barazuan, por shënuan edhe golin e një fitoreje të madhe, që mund të rezultojë shumë e rëndësishme bë garën për titull, pasi Borussia krijon një diferencë prej 7 pikësh me rivalët më të mëdhenj në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat