Kovac i kënaqur pavarësisht humbjes nga Dortmundi

Futboll

Kovac i kënaqur pavarësisht humbjes nga Dortmundi

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 23:46
Niko Kovac

Niko Kovac është ndarë i kënaqur pavarësisht humbjes që pësoi sot 3-2 nga Borussia Dortmund në kuadër të javës së 11-të në Bundesligë.

Dy golat e Roberto Lewandowskit nuk ishin të mjaftueshëm për t’i dhënë pikë skuadrës së tij.

“Pamë një ndeshje fantastike futbolli nga të dyja skuadrat. Ishte një ndeshje e hapur”, ka thënë Kovac pas ndeshjes.

“Në pjesën e parë ne e kishim në dorë lojën, kurse në të dytën ishte Dortmundi”.

“Fatkeqësisht ne e humbëm ndeshjen, mirëpo jam i kënaqur me paraqitjen. Kjo ishte ndeshja më e mirë që prej asaj kundre Schalkes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat