Ibrahimovic: “Ndikoi karrierën time, më bëri të jap 120%…!”

Futboll

Ibrahimovic: “Ndikoi karrierën time, më bëri të jap 120%…!”

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 08:25
Zlatan Ibrahimovic

“Kishte një mentalitet ndryshe nga ai i futbollistëve që kasha njohur”. Zlatan Ibrahimovic foli kështu për ish-shokun e tij të skuadrës te Juventus dhe Inter, Patrick Viera, që sot është trajner i Nice në Ligue 1, gjatë një interviste të dhënë për median franceze “L’Equipe”.

“Ishte gjithmonë pas krahëve të mi. Mendoja të bëja gjërat për mirë, por për atë nuk ishte asnjëherë mjaftueshëm dhe më dëshmoi se duhej të jepja më shumë dhe se duhet të doja më shumë”, tregon Ibra.

“Më mësoi se ne luajmë ashtu si stërvitem. Nuk ka nevojë të tregoj se çfarë futbollisti dhe se çfarë profesionisti ishte Patrick, ishte një lojtar fenomenal, që mbeti në histori, por jam i lumtur që njoha si personin, ashtu edhe futbollistin. Ka influencuar thellësisht lojën time, duke më shtyrë që të jap 120% çdo ditë, në çdo ndeshje. Sot është trajner. Ishin gjëra që ai i kishte brënda, eksperiencën e tij, pjekurinë, mënyrën për të ndihmuar të tjerët. Ishte gjithmonë i gatshëm për të folur. Ka ndihmuar vërtetë shumë futbollistë, jo vetëm mua. Në epokën e Juventus kishte kampionë të mëdhenj në skuadër dhe për t’u pëlqyer atyre, duhej të jepnim shumë, nuk na është dhuruar kurrë asgjë”, u shpreh Ibrahimovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat