Gafuri ia siguroi fitoren Renovës

Futboll

Gafuri ia siguroi fitoren Renovës

Nga: R.I. Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 12:48
Gafuri ia siguroi fitoren Renovës

Skuadra e Renovës e shënoi fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke festuar 2:1 në Tetovë kundër Pobedës, dhe tani me 19 pikë është ngjitur në pozitën e katër, pas 14-të javësh të luajtura.

Gjipspunuesit u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, pas golit të Tanushev, ndërsa në sekondat e fundit të pjesës së parë barazoi Stojanovski. Fitoren Renovës ia siguroi Argjent Gafuri në minutën e 85-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat