Berat Gjimshiti trondit Interin

Futboll

Berat Gjimshiti trondit Interin

Nga: Kemajl Goca Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:29
Berat Gjimshiti trondit Interin

Futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, me golin e tij shtriu përtokë Interin. Atalanta u tregua kockë e fortë për Interin, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1, në ndeshjen e javës së 12-të të Serie A. Futbollisti Hans Hateboer nga afërsia shënoi për 1:0 në minutën e 9-të, kurse mysafirët barazuan përmes penalltisë së Marco Icardi pikërisht në minutën e 47-të.

Në minutën e 62-t, Gianluca Mancini goditi bukur me kokë dhe kaloi në epërsi 2:1 Atalantën. Në minutën e 88-të, Gjimshiti nga afërsia shënoi me kokë dhe varrosi shpresat e zikaltërve për rezultat pozitiv. Në minutën e 90+4, Alejandro Gomez shënon për 4:1. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti dhanë maksimumin në fushë.

Berisha tregoi formë të lartë së bashku me Gjimshitin dhe bashkëlojtarët të tjerë, duke tronditur Inerin. Atalanta është në vend të gjashtë me 18 pikë, ka 7 me pak se Interi që renditet në pozitën e tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat