Spalletti i pakënaqur: Nuk mund të fokusohemi

Futboll

Spalletti i pakënaqur: Nuk mund të fokusohemi

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Luciano Spallettit

Inter është turpëruar nga Atalanta, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4:1.

Lojtarët e Luciano Spallettit mund të themi se treguan paraqitjen më të dobët në këtë sezon deri më tani.

Në një intervistë për “DAZN”, trajneri italian është munduar të shpjegoj atë që ndodhi sot.

“Nuk mund të qëndrojmë të koncentruar për kohë të gjatë. I falim gjithnjë hapësira kundërshtarit dhe kur ke përballë një skuadër si Atalanta gjërat bëhen shumë të vështira” ka thënë Spalletti, 

“Humbëm shumë duele në aspektet individuale dhe nuk u treguam të kujdesshëm në mbulimin e hapësirave.  Sa i përket kartonit të kuq të Brozovic, mendoj se vendimi i gjyqtarit ishte i ekzagjeruar” ka përfunduar trajneri i Inter.

Me këtë humbje Inter zbret në pozitën e tretë, duke mbetur me tri pikë më pak se Napoli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat