Mediat britanike mbesin pa koment për Xherdan Shaqirin, ja çfarë ka ndodhur me Salah

Futboll

Mediat britanike mbesin pa koment për Xherdan Shaqirin, ja çfarë ka ndodhur me Salah

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Xherdan Shaqiri

Performancat e Xherdan Shaqirit kanë marrë vëmendjen e mediave britanike, sidomos kjo e fundit ndaj Fulhamit, në të cilën ai shënoi golin e dytë në fitoren prej 2 me 0.

Goal i ka kushtuar një artikull për yllin shqiptar “që është bërë i domosdoshëm për Liverpoolin dhe ka kthyer shkëlqimin e Mohamed Salahut”.

“Ylli zviceran po dëshmohet si një nga blerjet e sezonit pasi me klasin e tij ndihmoi skuadrën e Jurgen Kloppit të fitonte ndaj Fulhamit në Anfield”, shkruan Neil Jones, korrespondent për Liverpoolin në Goal.

Ai thotë se Liverpooli ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, pasi ky është fillimi më i mirë i sezonit ndonjëherë, asnjëherë s’ka pasur pikë më tepër pas 12 ndeshjeve të para, asnjëherë s’ka pasur golëdallim më të mirë, më tepër portën e paprekur apo më pak gola të pranuara.

“Ndikimi i Shaqirit në Anfield ka qenë i madh. Ylli zviceran më sa paku bëri bujë nga katër transferimet e Liverpoolit gjatë verë, megjithatë përkrah Alisson Beckerit ai po bën diferencën më të madhe. Duartrokitjet e mëdha që mori kur u zëvendësua nga James Milneri nëntë minuta para përfundimit të ndeshjes dëshmon storjen e tij. Ai tashmë është bërë favoriti i tifozëve”, thuhet më tutje në artikull.

Por, sipas Jonesit kjo nuk është befasi.

“S’është çudi, ai jo vetëm që po e shfaq shkëlqimin e tij – shënimi i golit ishte shumë efikas – por, gjallëria e tij, vetëbesimi dhe mentaliteti duket se po i sistemon edhe të tjerët rreth tij. Në veçanti Salahun, i cili duket më i lumtur kur ish-lojtari i Stoke Cityt është në fushë”, thuhet në artikull.

Egjiptiani në përballjen e sotme ndaj Fulhamit e nisi lojën si sulmues qendror, me Kloppin që e shndërroi formacionin në 4-2-3-1.

“Ende nuk është perfekte, por me Salahun që po u kthehet golave – i 24 në 22 paraqitje në Anfield Road – dhe me Shaqirin në këtë formë, kjo duhet të vazhdojë. Dhe Salahu aktualisht duke më rehat si qendërsulmues se sa anësor – derisa forma e Roberto Firminos ka qenë paksa indiferente në këtë formacion. Braziliani nuk ka shënuar gol në ligë që dy muaj, e po ashtu edhe Sadio Mane”, shkruan Jones.

E në anën tjetër, sipas Jonesit, Shaqiri e ka bërë veten të domosdoshëm.

“Sa shumë mungoi ai në Beograd, kur klubi mori një vendim diplomatik për ta lënë atë në shtëpi nga frika e rritjes së tensioneve me tifozët serbë. Një gabim, në retrospektivë. Dikush dyshon se nuk do të ndodhë përsëri”, shkruan Jones.

“Luajmë më mirë”, thotë Klopp, “kur luajmë me kënaqësi”. E Shaqiri e mishëron atë, ai duket si një lojtar i dëshpëruar për të kapur shansin e tij në këtë klub. Energjia e tij, përpjekja dhe cilësia e shton një dimension i cili mungon kur ai nuk është në fushë. Është një buzëqeshje në fytyrën e tij, dhe elasticitet në hapin e tij. Ndaj një kundërshtari të tillë, ai është shtesa e përsosur.

Dhe nëse Shaqiri e Salahu arrijnë të mbajnë këtë formë, sipas Jonesit, do të luajnë së bashku për një kohë të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat