Higuain s’përmbahet dhe përjashtohet me karton të kuq, pastaj shpërthen në lot

Futboll

Higuain s’përmbahet dhe përjashtohet me karton të kuq, pastaj shpërthen në lot

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 23:24
Gonzalo Higuain

Sikur të mos i mjaftonte humbja e penalltisë për ta kthyer skuadrën e tij Milan në lojë, Gonzalo Higuain e la atë në baltë duke u përjashtuar pasi e humbi toruan dhjetë minuta para fundit në humbjen 2-0 ndaj Juventusit të dielën në “San Siro”.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi argjentinas Higuain lëshoi një mundësi të artë të shënojë kundër ish-skuadrës dhe ta barazojë rezultatin në 1-1 për Milanin, por penalltinë e tij e priti Wojciech Szczesny.

Duket se kjo veçse e kishte rritur zemërimin e Higuainit në këtë takim.

Rreth dhjetë minuta para fundit, ai bëri një ndërhyrje jo sportive dhe u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë.

Ai s’e pranoi ndëshkimin dhe reagoi duke mos arritur të përmbahet. Gjyqtari pastaj e përjashtoi duke ia treguar të kuqin pasi e humbi plotësisht toruan.

Megjithatë, u duk se Higuain ishte i kapluar nga emocionet pasi shpërtheu në lot pasi u qetësua situata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat