Përzgjedhësi i Kosovës flet për Muriqin - Bota Sot
Përzgjedhësi i Kosovës flet për Muriqin

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës flet për Muriqin

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Pamje nga konferenca

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur sot në konferencë për media para ndeshjeve me Maltën dhe Azerbajxhanin.

Kosova luan dy ndeshjet e fundit në grupin 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve në datat 17 dhe 20 nëntor.

I pyetur në konferencën për shtyp nëse portieri Arjanet Muriqi do të aktivizohet apo jo në këto ndeshje, Challandes tha se nuk do të tregojë se kush do të jetë pjesë e formacionit.

“Është e qartë se nuk jap formacion apo diçka tjetër, kemi një javë përpara, më shumë kohë për të parë formën e secilit nga afër”, tha Challandes.

“Ndoshta do të vendosim të premten për lojtarët që do të luajnë, jo vetëm për Muriqin por për të gjithë lojtarët e ekipit”, shtoi Challandes, raporton insport.

“Më duhet të them që jam shumë i lumtur që kemi një opsion më shumë dhe një porter tjetër shumë cilësor”, tha selektori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test