Presidenti Ilir Meta dekoron me “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistin e kombëtares - Bota Sot
Presidenti Ilir Meta dekoron me “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistin e kombëtares

Futboll

Presidenti Ilir Meta dekoron me “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistin e kombëtares

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:15
Presidenti Ilir Meta dekoron me “Mjeshtër i Madh” ish-futbollistin e kombëtares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhet në Paris, krahas krerëve të tjerë të shteteve, me rastin e ceremonive për 100-vjetorin e Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe Forumit të Paqes.

Në kryeqytetin francez, kreu i shtetit shqiptar i ka akorduar ish-futbollistit të kombëtares sonë kuqezi, Edvin Murati, titullin “Mjeshtër i Madh”. Këtë njoftim, Presidenti i Republikës e ka bërë publik përmes faqes së tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i Metës: “Sot në qytetin e klubit të famshëm të futbollit, Paris-Saint-Germain, pata kënaqësinë e veçantë t’i akordoja yllit të futbollit tonë, Edvin Murati, titullin “Mjeshtër i Madh”.

Së bashku me vlerësimin për kontributin e tij në promovimin e Shqipërisë në Francë, një urim të veçantë për të me rastin e ditëlindjes dhe për familjen e tij të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test