Bayern dhe viti i zi: një titull dhe gjithçka ters

Futboll

Bayern dhe viti i zi: një titull dhe gjithçka ters

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Robert Levandovski

Humbja në Der Klassiker ishte një tjetër goditje e rëndë për Bayern-in, që tashmë është 7 pikë larg kreut dhe mbi të gjitha nuk ka dhënë asnjëherë ndjesinë këtë sezon se mund të rivalizojë sidomos në Europë, aty ku janë synimet madhore për sukses.

Në fakt, i gjithë viti 2018 ka qenë i zi për Bayern-in, edhe pse erdhi titulli kampion në maj, titull që në fakt u ndërtua që në vitin 2017, sepse bavarezët shkuan në pushimet dimërore të shkëputur ndjeshëm nga rivalët.

Pjesa tjetër nuk do të mbahet mend për mirë, përkundrazi. Në Champions League Bayern u eliminua pa mbërritur deri në fund të kompeticionit, por u justifikua me vendimet e gabuara ta arbitrave.

Më pas erdhi humbja në finalen e Kupës së Gjermanisë, kundër Eintracht Frankfurt, por edhe ajo u kalua pa zhurmë, sepse Bayern-i luan për trofe më madhorë se kaq.

Në verë klubi nuk i kishte kapur sinjalet dhe jo vetëm që nuk bëri sforcime të mëdha në merkato, por shiti edhe Arturo Vidal, një ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe me karakter në ekip.

Më pas nisën dëmtimet, sepse Tolisso është dëmtuar dhe do të mungojë edhe për disa muaj, ndërsa Coman gjithashtu u dëmtua, duke mbetur 4 muaj në infermieri.

Këtë sezon kanë ardhur 4 ndeshje rresht pa fitore në Allianz Arena, një tjetër rekord negativ për mbretin e futbollit gjerman, ndërsa Der Klassiker ishte “qershia mbi tortë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat