U shpërndan topa për klubet e Superligës në futsall

Futboll

U shpërndan topa për klubet e Superligës në futsall

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 16:27
U shpërndan topa për klubet e Superligës në futsall

12 nëntor, 2018 – Në kuadër të përkrahjes së klubeve nga Federata e Futbollit e Kosovës me pajisje sportive, sot, është zhvilluar një takim me përfaqësuesit e ekipeve të Superligës në futsall. Me këtë rast, kryetari i Komisionit të Futsallit, Rasim Gimolli dhe koordinatori i futsallit, Rinor Havolli, shpërndanë nga 10 topa për secilin ekip të Superligës, derisa kërkuan nga klubet që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtje të garave dhe rritje të cilësisë së këtij sporti, i cili dita – ditës po e rikthen interesimin e tifozëve në Kosovë. Ndërkohë, gjatë kësaj jave do të bëhet edhe shpërndarja nga 5  topa për klubet e Ligës së Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat