Tovërlani i revoltuar!

Futboll

Tovërlani i revoltuar!

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 19:31
Tovërlani i revoltuar!

Afrim Tovërlani, trajner i Ferizajt, është shprehur i revoltuar pas humbjes me rezultat 2:0 nga Feronikeli. “Nga fillimi po na ndodhin të njëjtat gjëra, nuk ka kush të konkretizojë rastet. E kemi ditur që kemi përballë kundërshtarë të fortë dhe pretendentë për titull si Feronikeli. Arsyeja pse jemi këtu në fund të tabelës është se nuk kemi pasur një golashënues. Kjo ka filluar të bëhet e tepërt, sepse disa nga lojtarët që luajnë nga fillimi, ndoshta tani kanë filluar të ndjehen komod. Por, ndoshta më nuk do ta ndjejnë veten komod sepse do të ketë prurje të reja dhe nuk do të ketë më hapësirë për disa prej tyre”, tha Tovërlani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat