Borussia Dortmund dhe Tottenham duan yllin La Liga-s. - Bota Sot
Borussia Dortmund dhe Tottenham duan yllin La Liga-s.

Futboll

Borussia Dortmund dhe Tottenham duan yllin La Liga-s.

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 23:35
Maximiliano Gomez

Maximiliano Gomez është duke shkëlqyer këtë sezon te Celta Vigo.

Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola dhe ka përgatitur katër të tjerë në dhjetë ndeshje të La Liga-s.

Që në Kupën e Botës që u zhvillua në Rusi gjatë verës ai shfaqi potencialin e tij me fanellën e Uruguait.

Dhe sipas gazetës spanjolle El Pais, Tottenham dhe Borussia Dortmund kanë shfaqur interes për shërbimet e golashënuesit 22-vjeçar.

Dortmund nuk e ka të sigurt qëndrimin e Paco Alcacer pas këtij sezoni dhe vazhdon të kërkojë një sulmues duke parë edhe dëmtimet e shpeshta të spanjollit.

Ndërsa Tottenham nuk ka një lojtar që të konkurrojë me Harry Kane për vendin e titullarit në sulm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...