Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Lliverpoolit i del në mbrojtje

Futboll

Daniel Sturrridge akuzohet nga FA për vendosje të basteve, klubi i Lliverpoolit i del në mbrojtje

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 00:23
Daniel Sturridge

Daniel Sturridge është lojtari që është vendosur në qendër të vëmendjes në Angli dhe që rrezikon të pezullohet nga futbolli për një bast të pretenduar.

FA shkruan se Sturridge ka pasur informacion rreth transferimit të lojtarëve dhe trajnerëve, ku ka vendosur baste.

“Daniel Sturridge është akuzuar për sjellje të pahijshme në lidhje me shkeljet e pretenduara të Rregullave të Baste të FA, veçanërisht në lidhje me Rregullën E8 (1) (a) (ii) dhe Rregulla E8 (1) (b) gjatë periudhën e janarit 2018”.

“Ai ka deri në orën 18:00 të martën, më 20 nëntor 2018 për t’iu përgjigjur akuzës”.

Lojtari akuzohet se ka qenë pjesëmarrës në bast edhe për transferimin e tij nga Liverpooli te West Brom në formë huazimi.

Ka qenë klubi i Liverpoolit që i ka dalë në mbrojtje futbollistit nëpërmjet një komunikate.

“Daniel ka dhënë bashkëpunimin e tij të plotë dhe bindës përgjatë të gjithë procesit dhe ka siguruar klubin se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë”.

“Daniel ka mohuar gjithashtu kategorikisht të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në baste në futboll”.

“Sikurse me çdo çështje të kësaj natyre, ne do të lejojmë që procesi të finalizohet plotësisht, përpara se të bëjmë komente të tjera”, thuhet në njoftimin e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat